top of page

Shkencëtari: Zoti ekziston dhe drejton gjithçka, kam provat

  • Lajme 24
  • Sep 14, 2017
  • 1 min read

Michio Kaku është i njohur për kontributin e tij intensiv në shkencë, një nga shkencëtarët më të njohur dhe të respektuar, është një fizikan teorik i angazhuar për vite në studimin e teorisë së fijeve, për të cilat ishte i pari që themeloi një formulim preciz në lidhje me teorinë e fushës.

Shkencëtari ka deklaruar se ka gjetur provën për ekzistencën e një force që “drejton gjithçka”.

Ky pohim natyrisht që ka krijuar trazira në komunitetin shkencor dhe jo vetëm, por sidoqoftë fizikanti duke përdorur teknikën primitive Tachyon të ‘‘semi-radios’’, ka arritur në përfundimin se ne jetojmë sipas një lloj ‘Matrix-i’’:

“Kam arritur në konkluzionin që gjendemi në një botë të krijuar nga një inteligjencë, jo shumë e ndryshme nga videolojrat e preferuara, sigurisht më komplekse dhe e paimagjinueshme’”, thotë ai.

“Më besoni, gjithçka që gjer më sot e kemi quajtur rastësi, nuk do të ketë më asnjë kuptim, për mua është më se e qartë që ne drejtohemi sipas disa rregullave të krijuara dhe jo të përcaktuara sipas mundësive universal, Zoti është një matematicient i madh’’ deklaroi Kaku.

Lexo më shumë në: http://gazetaexpress.net/mistere/shkencetari-zoti-ekziston-dhe-drejton-gjithcka-kam-provat-279061/?archive=1?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

 
 
 

コメント


bottom of page