Burri vret gruan dhe dy fëmijët e mitur, i jep fund dhe jetës
- Lajme 24
- Sep 11, 2017
- 1 min read

Një tragjedi e vërtetë në një familje, e mbyllur me katër viktima, mes tyre dy fëmijë 3 dhe 5 vjeç.
Është kjo ngjarja dramatike e ndodhur në Nayon të Francës, ku një grua dhe dy fëmijët e saj 3 dhe 5 vjeç, u vranë në orët e para të mëngjesit të së dielës, në stacionin hekurudhor të Nayon.
Krimi u krye nga babai i të vegjëlve, i cili punonjës në policinë e prefekturës së Nayon, në periferi të Parisit.
Mësohet se çifti ishte grindur herët në mëngjes, ku gruaja e ndihmuar nga një fqinj, kishte shkuar në stacionin hekurudhor bashkë me tre nga 5 fëmijët e saj.
Por pas saj shkoi dhe burri i cili hapi zjarr duk vrarë dy nga fëmijët dhe gruan, ndërsa më pas i dha fund jetës.
Dyshohet se krimi tronditës ndodhi pas një debati në familje, ku autori i krimit, dyshohet se u ndihmua nga një person tjetër, i cili u largua direkt pas ngjarjes.
Comments